
Opozita është e përçarë/ Baçi: Alibeaj abuzoi me siglën, bëri gabime më të mëdha se Basha
Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, pjesë e Komisionit të Rithemelimit, ndërsa ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero”, është shprehur se rikthimi i ish-kryeministrit Sali Berisha në postin e kryetarit të selisë blu, ishte mëse i pritshëm.
“Rezultati ishte i pritshëm dhe pa asnjë surprizë, kushdo të ishte përballë tij. Sali Berisha është Sali Berisha, ai është një personalitet , me një reputacion te padiskutueshëm”.
Deputeti Baçi, u shpreh më të tej se tashmë është koha që demokratët të binden dhe të bashkohen për të formuar një opozitë të vërtëtë. Ai tha se opozita e tanishme është në gjendjen më të keqe në historinë e saj.
“Duhet të formohet një opozitë e vërtetë, kundër kësaj maxhorance e cila ka bërë pazare të ndyra pergjatë këtyre viteve. Më keq se sot opozita nuk ka qenë ndonjëherë. Shumë anëtare janë larguar nga Partia Demokratike, janë me qindra dhe me mijëra të larguar dhe shumë prej tyre i njoh personalisht. Kanë ikur se nuk kishin asnjë shpresë, janë sulmuar për vendin e punës, janë sulmuar për bizneset e tyre. Edhe unë jam pjesë e konsiderueshme e fajit të largimit të tyre, sepse kam qenë pjesë e asaj opozite. Partia Demokratike duhet të ngjallë shpresën, duhet të jetë e hapur me të gjithë, duhet të jetë bashkëpunuese me të rinjtë, e hapur ndaj intelektualëve, ndaj shkencës, ndaj ideve të reja. Tashmë duhen formuar struktura të reja, të ndërtuara me mendime të reja.”
I pyetur në lidhje me veprimet poltike të ndërmarra nga deputeti Alibeaj, Baçi u shpreh se ky i fundit po e pengon zhvillimin e Partisë Demokratike, dhe se do e kuptojë më vonë dëmin që i ka shkaktuar.
“Zoti Alibeaj, zoti Bardhi po e pengojnë zhvillimin e PD, ndërsa Basha bëri shumë mirë partisë që u largua. Basha pasi iku la litarin jashtë, zotin Alibeaj. Alibeaj po bën gabime më të mëdha se Basha. Qendirmi i tij eshte shum i dëmshëm, por do vijë koha që do ta kuptoje demin që i ka shkaktuar partisë. Ai me mban akoma jashte grupeve parlamentare, mikun e tij, për të fituar pikë tek elektorari i Partisë Demikratike. Abuzon me animimet në gjykatë, me siglën dhe paritnë. PD ështe e përçarë, s’është e gatshme për pushtet.”



Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >




Vrasja e Pjerin Xhuvanit, jepet vendimi për 6 efektivët e “Shqiponjave”
Historia e plotë >
Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plago...
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
Karburantet, nuk preken taksat! Shqiptarët do të vijojnë t’i blejnë më shtrenjtë se vendet e rajonit

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...
Aktualitet



Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >
