Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

"Plumbi i Artë"/ Policia me urgjencë në Durrës, ja biznesmeni që kanë në shënjestër (EMRI)

"Plumbi i Artë"/ Policia me urgjencë në Durrës, ja

Operacioni 'Plumbi i Artë' ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm në dy qytete në vend.  Në qytetin e Durrësit dhe të Fierit, policia dhe prokurorët e SPAK kanë ushtruar kontrolle në disa banesa dhe biznese. 

Kontrolle janë kryer në biznesin e Xhevdet Troplinit në Durrës, i cili njihet me nofkën 'Poja'. Kontrollet në Fier dhe Durrës janë konfirmuar edhe mëngjesin e sotëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gledis Nano.

E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është publikuar në media.

Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore