Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Çomo pjesë e PS-së? Pro dhe kundër, debati mes analistëve Zheji dhe Çupi: Dy humbje dhe një fitore

Çomo pjesë e PS-së? Pro dhe kundër, debati mes

Përfshirja e doktoreshë Najada Çomo në listat e PS-së për kandidate për deputete ka ngjallur reagime dhe shumë prej komentuesve kanë pro dhe kundër.

Sot në Top Talk ishin të ftuar dy analistët Artur Zheji dhe Frrok Çupi që kanë komentuar në mënyra të ndryshme këtë kalim të doktoreshës Çomo.

Për Zhejin kjo ishte një humbje e shëndetësisë dhe fitore e Ramës në planin politik. Por Zheji e sheh më shumë si një humbje largimin e doktor Kalos nga anëtar i Komitetit.

Artur Zheji: Ka tre mendime, fiton PS pa diskutim, humbet mjekësia shqiptare, humbet vërtet nëse ka vlerësime si kryestratege e krye ushtarake që i rreshtoi marshalli Rama nëse ka këto vlera ka humbur shtabi i luftës anti Covid. Dy humbje e një fitore, politika fiton dhe realiteti shqiptar humbet.

Çupi: Bomba të tilla e ndajnë botën në dysh, Najada e ka ndarë në tresh. Është politika që e ka sulmuar pse e ke pranuar, politika që ka pranuar dhe pjesa tjetër se pse iku. A duhet ta pranonte? Burra të mençur dhe filozofë të mëdhenj kanë folur për akte të tilla. Ç’pate Gorki që u more me politikë thotë Lenini. Filozofë thonë se nuk qeveriset me filozofë. Edhe doktoresha, edhe Rama ndodhen para dy pandemive, pandemisë së shëndetit dhe pandemisë së parlamentit. Parlamenti është shumë i dobët dhe po e qortojnë të gjithë. Nuk mund të përcaktojmë a bëri mirë Najada Çomo. Politika akoma është Zoti i të gjithëve. Nëse nuk je afër politikës, edhe Aristoteli të jesh nuk ka vlerë. Unë e çmoj faktin që politika shtrin duart te personalitetet, si Najada. Ndoshta pas akuzave se përse nuk kemi një parlament elitar, Najada besoj se do të jetë themeli i pozitivitetit në parlament. Përdorimi politik është i pavlerë, por në Shqipëri, politika është pika e parë dhe pika e fundit e ditës.

Pandemie e shëndetit dhe pandemia e Parlamentit janë prezent te ne. Parlamenti është shumë i dobët dhe po e qorton bota njerëzore këtu te ne, është shumë e vështirë si veza pulën, apo pula vezën

Zheji: Dorëheqja e Tritan kalo që ka përbërë palcën kurrizore që na ka dhënë këtë gjë dhe kemi një rekrutim dhe një dorëheqje, M’u dhimbs më shumë dorëheqje e Kalos dhe kalimi i Çomos te PS.

Çupi: Largimi i Kalos është një humbje, është një doktor i madh dhe një shpërrthim i madh, nuk e duron dot një gjë e nuk i pëlqen dhe nuk e ka duruar ndërhyrjen e politikës.

Zheji: Komiteti pësoi humbjen më të madhe që është Kalo, dhe Çomon, Kjo më shumë se fitore politike e Ramës, ngjan më shumë si një fitore e Pirros.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore