
Omicron, OBSh kundër masave ekstreme kufizuese: S’ka vend për panik!
Shumë vende në botë kanë nisur që të ashpërsojnë masat kufizuese pas zbulimit të variantit të ri të Covid, i quajtur nga OBSh Omicron. Megjithatë, vetë OBSh bën thirrje për qetësi dhe thotë se nuk ka vend për panik.
Duke folur në një konferencë të premten, udhëheqësja shkencore e OBSh, Soumya Swaminathan tha se situata tani ishte shumë e ndryshme nga një vit më parë. Raportet sugjerojnë se Omicron është gjetur në afërsisht 40 vende. Është ende e paqartë nëse varianti me mutacion të lartë është më i transmetueshëm, ose më i aftë për t'iu shmangur vaksinave.
Të dhënat e hershme të raportuara nga shkencëtarët në Afrikën e Jugut, ku varianti u zbulua për herë të parë sugjerojnë se Omicron mund të shmangë njëfarë imuniteti ndaj Covid-19, megjithëse ekspertët paralajmërojnë se analiza nuk është përfundimtare.
Swaminathan tha në konferencën e Reuters NEXT se varianti ishte "shumë i transmetueshëm", duke cituar të dhëna nga Afrika e Jugut dhe shtoi se mund të bëhet lloji dominues në mbarë botën - megjithëse kjo është e vështirë të parashikohet. “Delta aktualisht përbën 99% të rasteve globalisht”, shtoi ajo.
"Sa duhet të shqetësohemi? Duhet të jemi të përgatitur dhe të kujdesshëm, jo panik, sepse jemi në një situatë të ndryshme nga një vit më parë", tha ajo.
Drejtori i urgjencave të OBSH-së, Mike Ryan ndërkohë tha se bota aktualisht ka "vaksina shumë efektive" kundër Covid-19 dhe fokusi duhet të jetë në shpërndarjen e tyre më gjerësisht.


Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin
Historia e plotë >

Si merret patenta për mjetet lundruese në Shqipëri, ja çfarë duhet të dini
Historia e plotë >


Sërish 3 viktima nga Covid-19 në vend/ Ja sa të infektuar u regjistruan
Historia e plotë >
Informaliteti i pagave, tatimet do nisin kontrollet në media
Historia e plotë >
Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >