
Omicron jep “lodhje ekstreme”/ Studiuesi Taulant Muka në “Breaking”: Përfitimet nga vaksinimi
TIRANË - Një variant i ri i covid19, i pagëzuar nga OBSH me emrin Omicron, ka vendosur në alarm sërish shumë shtete të botës.
Sipas të dhënave të para të mjekëve, pacientët me variantin Omicron shfaqin "lodhje ekstreme".
Studiuesi Taulant Muka, në në lidhje për emisionin “Breking” në Top News, u shpreh se duhet treguar kujdes ndaj varianteve të reja.
Gjithsesi u shpreh Muka, vaksinat që janë në përdorim ofrojnë mbrojtje, ndërsa të rinjtë kanë imunitet të fortë.
“Të dhënat shkencore tregojnë se vaksinat kanë efekt të lartë në lidhje me sëmundshmërine apo vdekshmërinë. Mundësia që të kalosh një sëmundje të rëndë është më e ulët se ne rastet ku je i pavaksinuar.Vaksinat japin mbrojtje. Unë nuk mendoj se nevojitet vaksinë për të gjithë. Nëse e ke kaluar infeksionin je i mbrojtur. Nga ana tjetër jo të gjithë janë të rrezikuar nga vdekshmëria. Moshat me reja e kalojnë më lehtë. Të riskuar janë obezët dhe ata që kanë problem me zemrën. Gjithashtu edhe personat mbi 65 vjeç janë më të rrezikuar, pasi kanë imunitet të dobët.
Famijët gëzojnë imunitet të fortë ndaj virusit. Në rastet e varianteve të reja duhet të tregojmë kujdes. Gjithesesi, fëmijëet që kanë sëmundje bashkëshoqëruese, teka ata duhet treguar kujdes. Nuk mendoj se vaksinimi i fëmijëve të jetë i detyrueshëm”, tha Muka.
Muka zbuloi se vetë nuk është i vaksinuar pasi e ka kaluar infeksionin dhe ka mjaftueshëm antitrupa.
“E kam kaluar koronavirusin, jam i ri dhe nuk kam sëmundje bashkëshoqëruese, prandaj kam zgjedhur të mos vaksinohem”, tha ai.
Simptomat
Por cilat janë simptomat që shfaqen tek të infektuarit me Omikron? Në lidhje me simptomat që tregon varianti i ri, Omikron, drejtuesja e Shoqatës së Mjekëve të Afrikës së Jugut, SAMA dhe mjekja afrikanojugore Angelique Coetzee u shpreh për agjencinë e lajmeve, AFP se shumë nga pacientët e saj me Omikron tregojnë simptoma të pazakonta, por të lehta.
Tek shumica e të prekurve bëhet fjalë për meshkuj nën moshën 40 vjeç që ankohen për "lodhje ekstreme". Kurse për gazetën britanike "Telegraph", Coetzee u shpreh me shqetësim, se personat e moshuar me sëmundje të tjera, Omikron mund t'i godasë rëndë./Gazeta SHQIP

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >




Nëse Putini do të ishte një grua…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del FOTO/ Ky është aktori shqiptar që u hodh bashkë me gruan nga kati i ...
Historia e plotë >
TRAGJEDI e dyfishtë në familjen shqiptare/ Aktori hedh gruan nga ballkon...
Historia e plotë >
I hamë të gjithë por nuk e dimë sa të rrezikshme janë: Këto ushqime dëmtojnë trurin

Çmimet e larta ulin konsumin, më shumë bukë, qytetarët "harrojnë" mishin

Keni bërë plane për gushtin? Moti sjell surpriza, ja kur priten ndryshimet atmosferike
Aktualitet

E RËNDË në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke prerë damarët
Historia e plotë >


Aksidenti i frikshëm/ Përmbyset minibusi me 20 pasagjerë në Vermosh
Historia e plotë >