Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

OFL fut në ‘valle’ një fshat të tërë/ 240 fermerë shkojnë për të dëshmuar në SPAK, ja gjyqi i pazakontë

OFL fut në ‘valle’ një fshat të tërë/ 240

240 banorë të fshatit Kozare në Kuçova do të jenë dëshmitarë të SPAK, në një histori të pazakontë.

Gjithçka ka nisur pasi Operacioni Forca e ligjit akuzoi fermerin Bektash Shtëpenjën se kishte blerë një autokombajne me para të paligjshme. Institucionet ligjzbatuese dyshojnë se ai ka pasuri të bërë me paratë e dhëna nga i biri i cili është i dënuar për trafik droge dhe prostitucion në Itali.

Bektashi ka plotësuar formularin e OFL për shtëpinë e tokën duke deklaruar se të ardhurat i ka nga autokambanja, të cilën e punon prej vitit 1991 si privat për të korrur grurin në fshat dhe nga 1980 ka qenë pjesë e kooperativës.

Të gjithë banorët e fshatit janë thirrur për të dëshmuar, ndërsa ata ka në deklaruar se e kanë paguar gjithmonë pa faturë për shkak se nuk kanë  pasur nipt.

Ndërkohë, ditën e sotme, Bektash Shtëpenja nuk ka shkuar sot në gjyq, por ka dërguar djalin me pretendimin se po korr grurin e fshatit.

"Kur të mbarojë gruri, vij në gjyq por kam të ardhura me djersë e punë, jo siç thotë OFL. S'jam kriminel, i gjithë fshati më njeh. Nuk kam manipuluar dëshmitë e fshatit siç thotë SPAK, jam punëtor", mësohet të ketë thënë Shtëpenja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore