
“Obama refuzoi të sulmonte”/ Pence kritika për Iranin nga Shqipëria: Pamë një tirani...
Ish zëvendës presidenti amerikan Mike Pence nuk i ka kursyer kritikat për administratën e Barak Obamës në lidhje me çështjen e Itanit.
Sipas tij, Obama refuzoi të sulmonte udhëheqësit e Iranit që ishin tiranë, ndërsa shtoi se gjatë kohës kur Donald Trump ishte president Amerika nuk ndenji e heshtur.
“Të gjithë janë krijuar nën emrin e zotit. Populli i Iranit ka një vend të veçantë në zemrën time. Kur isha zëvendës president në vitin 2019 unë pashë se si populli i Iranit protestoi dhe doli në rrugë dhe e gjithë bota ishte dëshmitare që ata kërkonin përfundimin e gjithë këtyre dekadave vuajtje. Ne qëndruam të heshtur, por e dija se ku është zemra e amerikanëve, pashë që kishte një mungesë dhe duhej një edukim për lidershipin amerikan në lidhje me të drejtat themelore, dhe në këtë çështje për mbrojtjen e lirisë, ne nuk duhet të jemi kurrë të heshtur. Duke i dhënë një zë popullit të Amerikës, ne mbështetëm një rezolutë në mënyrë pothuajse unanime dhe administrate Obama u bashkua gjatë këtij udhëtimi dhe e mbështeti rastin e Iranit.
Në mënyrë të trishtueshme administrate e Obamës pati një refuzim për të sulmuar udhëheqësit e Iranit, të cilët ishin tiranë. Në vitin 2019 ne pamë një tirani të skajshme dhe shpresat për liri nuk mund të shuhen. Unë shoh në sytë e secilit prej jush, konfidencën se populli i Iranit do të jetë i lirë në një të ardhme.
Kjo është dëshmi, duke qenë se të gjitha kryengritjet, u vranë nga regjimi 500 mijë protestues. Gjatë administratës së Trump, Amerika nuk ndenji e heshtur dhe mbështeti popullin e Iranit që dëshironte lirinë. Gjithashtu ishim kundër programit nuklear dhe të gjithë ato miliardë të harxhuar për programet nukleare. Ne kemi vendosur sanksione për Ushtrinë Revolucionare dhe liderët e Iranit”, tha Pence.








EMRI/ Tmerrohet gruaja italiane, gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




