Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"O spiun"! Ky është autori i plagosjes së dyfishtë në Tiranë. 4 vite më parë qëlloi policin (Foto)

"O spiun"! Ky është autori i plagosjes së dyfishtë

Daniel Manushi i arrestuar për plagosjen e dy të rinjve dje është person me precedentë të mëparshëm penalë. Në nëntor të 2017 ai ka plagosur një efektiv policie të identifikuar si Ermal Bregu.

Në momentin e krimit, efektivi 33-vjeçar, Ermal Bregu ndodhej jashtë orarit të shërbimit.

Ai ka hyrë në një nga lokalet në rrugën “Kongresi i Lushnjës”në Tiranë ku është përballur me Manushin. Ai e ka fyer duke e thirrur “spiun” për shkak të detyrës që ka.

Mes tyre në në atë kohë fillimisht nisi një përballje verbale dhe më pas fizike që ka vijuar në rrugë, ku Manushi qëlloi ndaj policit dhe u largua nga vendi i ngjarjes, për tu arrestuar vetëm tetë muaj më pas, konkretisht në korrik të vitit 2018.

Mësohet se Daniel Manushi qëndronte pothuajse gjithmonë tek ish-Parku i Autobusëve në kryeqytet, aty ku kishte edhe rrethin e tij shoqëror. Sipas informacioneve që ka policia e Tiranës, i riu konsiderohet si kontingjent krimi dhe pavaresisht kesaj ai është lënë i lirë.

Ditën e djeshme ai bashkë me Farjon Palushin qëlluan me armë zjarri ndaj dy të rinjve të tjerë ku sipas hetimeve sherri ndodhi per pazaret qe kishin lidhur me shperndarjen e droges ne doza te vogla.

"O spiun"! Ky është autori i plagosjes së dyfishtë

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore