Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“O plehrë, ta përplas kokën”/ Plas mes Bashës e Shalsit: E kupton sa i dobët je sa tremb laraskat

“O plehrë, ta përplas kokën”/ Plas mes Bashës e

Një debat i ashpër ka shpërthyer në Kuvend në seancën e sotme parlamentare teksa fjalën e kishte deputeti i PS, Eduard Shalsi.

Teksa ky i fundit fliste në foltoren e Kuvendit, kreu i PD ndërhynte nga vendi i tij. Situata u tensionua aq shumë sa kaluan dë ofendime personale.

“Nuk e ke kuptuar kurrë sa i dobët je, e bërtitura jote tremb ndonjë laraskë. Mos na shpërqëndro me këtë natyrën tënde të bërit të të fortit. Ndjej keqardhje të jashtëzakonshme dhe të pafuqishëm për të vendosur për ide.

Mendon që trashja zërit të bën më të fortë. A e di pse qesh, se ke 16 vjet në politikë dhe s’ke kuptuar asgjë, nëse mendon se do mbijetosh në politikë me këtë lloj zëri,” tha Shalsi.

“Pusho mor ti! Injorat! Plehrë, ta përplas kokën! Maskara, je fatkeqësi o maskara, koha juaj ka filluar të mbarojë, fundërrima,” ishin disa nga fjalët që përdorte Basha, teksa fliste pa mikrofon.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore