Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“O i pafytyrë, o b****q”/ Zbardhet sherri i plotë mes Ramës dhe deputetëve të PD: Ç’ma luan kokën

“O i pafytyrë, o b****q”/ Zbardhet sherri i plotë mes

Seanca plenare e ditës së djeshme është shoqëruar me debate të ashpra mes maxhorancës dhe opozitës. Debati për buxhetin e vitit 2023, ka sjellë ngritje të toneve të zërit nga ligjvënësit.

Në momentin që pritej votimi elektronikisht i buxhetit, deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj u futën në sallën plenare. Ndërkohë pasi Toni Gogu mbaroi fjalën, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, kërkoi 5 minuta pushim sapo teknika e Kuvendit të bëhej gati për të votuar elektronikisht. Në këtë moment, Bujar Leskaj u ul në karrigen e tij, ndërsa deputeti tjetër Edi Paloka nuk ishte ulur akoma. Në këtë moment, Paloka po fliste nga vendi, dhe ka ndërhyrë Kryeministri Rama, i cili i drejtohet duke i thënë që të shkojnë të pijnë alkool sërish. Nga ana tjetër, ishte Edi Paloka, i cili ndërhyri duke i thënë Kryeministrit Rama nëse e kishte ndërruar pjatën. (Proces të cilin e përdorin ata të cilët konsumojnë kokainë).

Momente nga debati pa mikrofona i Ramës me Palokën e Leskajn:

Edi Paloka-Ramës: A e ndërrove pjatën, e ndërrove pjatën.

Edi Rama: Ti je i pire, ik pi raki.

Bujar Leskaj ndërhyn edhe i flet Edi Palokës

Edi Rama: Bujar, po ti çfarë ke që flet, pse ndërhyn?

Bujar Leskaj-Edi Ramës: Po ti ç’ke që bën si i fortë?

Edi Rama: Pse të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Siiiiii?

Edi Rama: Të fola unë ty apo ti mua?

Bujar Leskaj: Unë i fola Edit nuk të fola ty, se nuk më rr…. fare për ty

Edi Rama tund kokën dhe pi ujë

Bujar Leskaj: Ç’ma luan kokën. Pi mall të mirë, pi mall të mirë.

Edi Rama: Ik e ha ndonjë kërm

Bujar Leskaj: Kërma e satëme. Unë nuk e di se çfarë…

Edi Rama: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj. Ju jeni pa fe, pa atdhe

Edi Paloka afrohet drejt Kryeministrit: Kujt i bën presion ti mo. Ore legen, ty të njeh mirë e gjithë Tirana që je legen. O i pafytyr. O b.q. se s’të njohin këta ty, por unë të njoh mire se kush je. Mos kujto se do jesh gjithë kohën me këtë (gardën). Nuk do të mbrojnë këta.

Edi Rama: Po ju jeni tapë more, po ik andej..

Edi Paloka: Jemi ne tapë?! Po ti nga e di ti?! E ndërrove pjatën ti? Ke marrë ‘vizë’?

Edi Rama: Ti je tapë edhe kur je mirë

Më pas Edi Rama i drejtohet Lindita Nikollës: A ka mundësi të dalin jashtë këta të dy (Edi Paloka dhe Bujar Leskaj) që të freskohen?

Gazment Bardhi: Po kush je ti mo që të jep urdhra të dalin jashtë?

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore