Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"O ba më bëhet çiçi"/ Fëmija harron dhe "prish" protestën para kryeministrisë për mbylljen e kopshtit, video për të mos u humbur

"O ba më bëhet çiçi"/ Fëmija harron dhe

Përballë kryeministrisë, ditën e sotme fëmijët e kopshtit 'Zubeyde Hanim' së bashku me prindërit u paraqitën për të kërkuar ndryshim të vendimit të Qeverisë për mbylljen e këtij kopshti.

Nga pamjet e publikuar në media shihet se fëmijët e moshave 3-6 vjeç që ishin pjesë e këtij kopshti u ulën në tavolina dhe pikturuan në fletat që kishin marrë me vete. Ata u pyetën nga gazetarët se nëse kishin mall për kopshtin dhe për miqtë e tyre. Përgjigjet ishin 'po'.

Mes protestës një nga fëmijët me pafajësinë e tij ka kërkuar të shkojë në tualet. Ndërkohë që ndodhej në shkallët e Kryeministrisë, krah prindërve të tij që ishin gjithashtu në protestë, fëmija 'harroi' për një çast dëshirën për të rihapur kopshtin.

"O ma mua më bëhet çiçi,"- u dëgjua të thoshte ai përballë kamerave. 

Ndërkohë kujtojmë se kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022.

Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore