Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nuredin Dumani mbrëmë doli nga një lokal në Golem, i shoqëruar nga policia dhe…"/ Berisha publikon mesazhin

"Nuredin Dumani mbrëmë doli nga një lokal në Golem, i

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërndarë një mesazh që i ka ardhur nga një qytetar dixhital.

Në këtë mesazh, ai shprehet se gjatë orëve të vona të natës së djeshme, në plazhin e Golemit, ka parë Nuredin Dumanin te dilte nga një lokal, i shoqëruar nga forcat e policisë.

Mesazhi

Nuredin Dumani në Golem. Qytetari dixhital informon pas mesnate! Lexoni mesazhin e tij. sb

Mirmbrema Doktor Berisha me fal shume per shqetesimin ne kete ore te vone (ora ishte 12:30) por Nuredin Dumani ndodhej ne keto momente ne Golem tek Lokal Hotel Bonita I shoqeruar nga forcat e policise. Ne plazh ne mes turisteve. E shoqeruan nga ambjenti ku ishte pasi ne plazh u mbyll cdo lloj aktiviteti policia e mori nga aty.

E pashe me syte e mi bashke me bashkeshortin ne keto momente. Me falni ju lutem per kete ore te vone! Me falni ju lutem se harrova kete detaj po ecte rrugeve si nje person normal pa pik frike dhe problemi me çante ne krahe. Bluze te veshur me viza me kolore te theksuara.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore