Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Numri i ulët i testimeve, Manastirliu: Të krahasohemi me veten, nuk vendos qeveria për numrat

Numri i ulët i testimeve, Manastirliu: Të krahasohemi me veten, nuk

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu përgjigj akuzave të opozitës për numrin e ulët të testimeve. Manastirliu tha në emisionin OPEN në Top Channel se vendi ynë duhet të krahasohet me veten dhe jo me shtetet e huaja.

Sipas saj ka patur rritje të vazhdueshme të testimeve, ndërsa insistoi se vendimin për testimet e marrin ekspertët dhe jo qeveria.

“Numri i testimeve nuk është një numër që vendoset nga qeveria, por një strategji që miratohet nga një ekip ekspertësh. Testimi nuk është një qëllim në vetvetë. Opozita e ka shumë qef krahasimin, është krahasur me Gjermaninë dhe ka dalë e dyta. Të krahasohemi me veten tonë, sa testime bënim në qershor dhe sa në shtator.”, tha Manastirliu.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore