Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nuk vij dot o xhan por..."/ Rama zbulon mesazhin në telefon të mikeshës gjirokastrite

"Nuk vij dot o xhan por..."/ Rama zbulon mesazhin në telefon

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në Gjirokastër në vijim të fushatës elektorale.

Që në nisje të fjalës së tij Rama tregoi një mesazh në telefonin e tij nga një mikeshë e vjetër.

“Më erdhi një mesazh nga një mikeshë e vjetër e imja gjirokastrite që thoshte, nuk vij dot o xhan po na ka sfiduar Luli. Po ça sfide, i thashë.  

Ka thënë që për 9 ditë do bëjë 9 takime nga Tropoja në Sarandë, po ç’është ky tha flë 9 vjet, zgjohet 9 ditë e na sfidon me 9 orë punë. Po ja kështu janë këto me llafe

Ai le të flasë por ne do bëjmë çdo gjë për t’i ofruar njerëzve të kësaj zone, me rrugë të reja sa më afër detit, kur të mbyllim njëherë e mirë mallkimin e virusit.

Të bëhemi kampionë të Ballkanit në turizëm, në agroturizëm e kudo. Të gjitha këto janë plane të qeverisë. Mbrëmë zyrtarizuam nisjen e punës konkrete në kantierin më të madh që Shqipëria do të ketë në 4-5 vitet e ardhshme, në portin e Durrësit, që do jetë më i madhi në Mesme,” tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore