Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nuk u ndaloi ‘Shqiponjave’ dhe pasi i shau u arratis me makinën me xhama të zinj/ Ky është efektivi i pezulluar. Babai zyrtar i lartë në polici

Nuk u ndaloi ‘Shqiponjave’ dhe pasi i shau u arratis me makinën

Përjashtohet nga radhët e policisë një efektiv, i cili nuk kishte respektuar rregullat e qarkullimit, duke thyer urdhrin e kolegëve të tij.

Bëhet fjalë për të riun Renato Feri, i cili u pikas nga forcat Shqiponja duke ecur me shpejtësi tej normave të lejuara në afërsi të Pallatit me Shigjeta në muajin dhjetor që sapo lamë pas.

Ndonëse kolegët e tij i kishin bërë shenjë që të ndalonte, polici jo vetëm që nuk i është bindur, por pasi i ka ofenduar ka shtuar shpejtësinë duke vënë në rrezik dhe efektivët.

Ndërkohë që arratia e tij ka zgjatur vetëm pak, pasi është arrestuar, ndërsa gjatë kontrollit në mjet iu gjet dhe një sasi kanabisi.

Babai i efektivit të arrestuar, Arian Feri, është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ndërkohë që urdhri i përjashtimit të të riut është bërë me urdhër të drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore