Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Nuk themeloj parti tjetër” / Berisha: Kam me vete shumicën e delegatëve të Kuvendit të PD

“Nuk themeloj parti tjetër” / Berisha: Kam me vete

Sali Berisha thotë se është i vendosur që t’i shkojë deri në fund projektit, që sipas tij, është rithemelimi i Partisë Demokratike, për herë të parë që nga viti 1991, megjithëse e ka drejtuar vetë këtë parti në dy të tretën e kësaj periudhe.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ish-Kryeministri thotë se Kuvendi i datës 11 dhjetor është thirrur në përputhje me statuin e partisë.

“Kuvendi i datës 11 mblidhet në përputhje të plotë me normat statutore. Statuti i PD, parashikon të drejtën e ¼ të delegatëve të PD-së për të mbledhur Kuvendin. Nuk janë mbledhur 2000 por janë mbledhur 4200 të dorëzuara, por tani po shkojnë drejt 5 mijë firmave në mënyrë që Kuvendi të ketë jo vetëm firmat për t’u mbledhur, por të ketë edhe maxhorancën”, tha ai.

Berisha pretendon se ka mbështetjen e shumicës së delegatëve të Kuvendit dhe përjashton mundësinë e krijimit të një force të re politike. Kjo, sipas tij, po tmerron Bashën.

“Arritja e mazhorancës e tmerron zotin Basha. E di zoti Basha se aty ai ka humbur dhe ai ka zgjedhur mohimin, mohimin e firmave”, deklaroi ai për “Ditarin” e Zëri të Amerikës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore