Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nuk njohim zgjedhjet"/ Revoltohen dy deputetët, Gjuzi zbulon postin e ri të Ramës: Ja pse po e shkarkon Metën

"Nuk njohim zgjedhjet"/ Revoltohen dy deputetët, Gjuzi zbulon

Deputeti Kujtim Gjuzi është shfaqur i revoltuar në seancën e parë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Gjuzi ka deklaruar se koalicioni ku garonte nuk i njeh këto zgjedhje, teksa thotë se deputetët e opozitës aktuale parlamentare janë më të mirët.

Ai gjithashtu thotë se Rama tashmë kërkon të shkarkojë Presidentin Meta pasi do të bëhet vetë President i Republikës.

"Yuri Kim jep mbështetje pa dalë rezultati për PS. Parti kriminale. Një komisioner që nuk lejon emigrantët të votojnë. Prandaj ne jemi këtu, ishim këtu, jemi më të mirët e më të mirëve nga ata që kanë qenë në parlament. I themi Ramës se ne nuk i njohim zgjedhjet. I bëj ftesë 3 kolegëve të mi deputetë që ishim në koalicion. 7 shoqatave mos njohin këtu zgjedhje. Rama do të bëhet President prandaj kërkon të shkarkojë Metën. Nëse Presidenti ka bër shkelje i ka bërë në 2017. Tani ka shkelur tëdrejtën sepse ka ofenduar apo ka thënë diçka për ambasadën amerikane. Nëse Presidenti është i sëmurë, e ftoj të shkojmë në spitalin psiqiatrik dhe të shohim është në rregull Presidenti apo Kujtim Gjuzi", tha Gjuzi.

Edhe deputeti Selami Jenishehri ishte në një linjë me Gjuzin.

"Janë bërë shkelje të turpshme. Bankat i shpërndajnë lekët, në kundërshtim me shtetin, në Durrës janë bërë kushedi sesa. Koaliconi jonë do të jetë në krah të popullit, do ti drejtohemi organeve të drjetësisë që këto zgjedhje janë të paligjshme, antikushtetuese. Ju nuk meritoni me qene as qytetarë të Republikës së Shqipërisë, nuk e meritoni as të jeni këtu.", tha deputeti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore