Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nuk ndalen shqiptarët, me plantacion hashashi aty ku u zhvillua “Beteja e Vaterlosë”

Nuk ndalen shqiptarët, me plantacion hashashi aty ku u zhvillua

Katër persona u arrestuan pas çmontimit të një rrjeti të madh të prodhimit të kanabisit këtë javë, në Vaterlo të Belgjikës, në Bruksel dhe në Walloon Brabant.

Rreth 50 kilogramë drogë dhe gati 700 bimë u sekuestruan. Tre nga personat e arrestuar janë shqiptarë të moshave 24, 31 dhe 61 vjeç, ndërsa personi i katërt është një banor vendas, 45 vjeç.

Hetimet kishin nisur që në gusht të vitit të kaluar, ku policia zbuloi një plantacion kanabisi në Vaterlo, ku u arretua një pjesë e rrjetit. Prej asaj kohe disa persona u mbajtën nën vëzhgim, derisa u zbuluan edhe vende të tjera ku ata kishin kultivuar kanabis.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore