
“Nuk më kërkoi njeri mendim”/ Fatmir Mediu “shfryn” ndaj Berishës: Protesta në ditën e Samitit të BE-së...
Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka vendosur datën 6 dhjetor si ditën ku do të mbahet protesta e radhës nga opozita.
Pikërisht në këtë ditë, në Tiranë do zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian dhe pritet që liderët nga e gjithë Evropa të vinë në Shqipëri.
Kjo ka nxitur debat të fortë për përzgjedhjen e datës së protestës edhe brenda opozitës, teksa ditën e sotme kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dalë hapur kundër këtij organizimi.
Në një intervistë dhënë për mediat, ai deklaroi se nuk do jetë pjesë në protestën që do të zhvilloj Parta Demokratike në 6 dhjetor, duke thënë së nuk i ka kërkuar askush mendim. Mediu u shpreh se ditën që do të zhvillohet protesta PD ai do të jetë i pranishëm në një takim të rëndësishëm për Internacionalen Demokratike.
“Unë padyshim e vlerësoj që protesta është një nga elementët më të domosdoshëm politik, në mënyrë të veçantë të opozitës. Por për protestën e 6 dhjetorit as nuk më ka pyetur kush, as më ka kërkuar njeri mendim. Por ajo që dua të them, është që protesta nuk duhet kthyer në qëllim në vetvete të opozitës. Meqënëse ndodhemi para një samiti të rëndësishëm, është e rëndësishme atë marrëdhënie që ka Partia Demokratike apo Republikane, dhe parti të tjera të opozitës, në momente të tilla duhet të kemi një qëndrim të përbashkët me partnerët tanë, me Partitë Popullore Europiane, me Partitë Konservatore Europiane, edhe me ata njerëz apo qendra vendimarrëse europiane, në mënyrë që mos të krijojmë perceptime të gabuara të cilat mund të kthehen në disavantazh opozitar.”, është shprehur Mediu.


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >


Si po ia ndryshon podcast-i ‘fytyrën’ politikës
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Publikohen notat e provimit të gjuhës së huaj të maturantëve

Paralajmëron sinoptikania/ Temperatura të larta dhe reshje shiu, ja si do të jetë moti në vend

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me dollarin dhe euron? Me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja?
Aktualitet


Përvjetori i Lidhjes së Prizrenit/ Kurti u shmanget komenteve për “Ramën”
Historia e plotë >

