Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Nuk kam marrë asnjë telefonatë pas fushatës” / Ish-zëdhënësja e fushatës së PD flet e zhgënjyer

“Nuk kam marrë asnjë telefonatë pas fushatës” /

Floriana Garo erdhi me bujë si zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike për zgjedhjet e 25 prillit.

Ajo është shkëputur aktualisht nga PD, ndërsa jep përshtypjet e veta për mënyrën se si funksiononin gjërat atje.

“Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty...”, deklaroi Garo gjatë një interviste të dhënë në Opinion.

Ajo thotë brenda partisë mungonte ekipi.

“Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam pasur asnjë lloj telefonatë pas fushatës”, tha ajo.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore