
Nuk ka politikan të paprekshëm/ Balla: Jemi bërë meme, na tallnin kur flisnim për reformën në drejtësi
Asnjë politikan nuk është më i paprekshëm tashmë, kështu është shprehur mbrëmjen e sotme në “Top Story”, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Ai tha se Partia Socialiste e ka vendosur standart prej 6 vitesh që edhe politikanët e nivelit të lartë të hetohen nëse kanë figurë të pastër.
Në fillimet e këtij procesi, pra të reformës në drejtësi, asnjë nuk kishte besim, madje edhe ishin bërë meme sipas Ballës, por megjithatë tashmë kjo reformë i ka dhënë rezultatet që janë të dukshme.
Balla: Kur shqiptarët na votuan në 2013 na besuan sepse një ndër angazhimet tona më të pa diskutueshme ishte lufta kundër korrupsionit dhe në fakt unë personalisht mund të jem bërë i bezdisshëm për publikun sepse i referohesha vendeve të tjera, i referohesha Rumanisë nga e cila kemi marrë si shembull SPAK-un. Ka qenë i panumërt numri i dosjeve që u dërguan në prokurori, me besimin që do të bënte punën e vetë por kjo gjë nuk ndodhi. Në 2014 filluam reformën në drejtësi, zgjati mori dy vite dhe në 22 korrik 2016 u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe paketa e parë e reformës në drejtësi. U votua me konsensus ku nuk mund të mos përmend rolin e pazëvendësueshëm rolin e partnerëve evropianë dhe amerikanë.
Ndërtimi i këtyre institucioneve kërkoi kohë. Edhe na kanë tallur e bërë meme, në 2016 teksa ngrinim themelet e drejtësisë së re kishte meme ndaj nesh. Unë sot kam pasur përballë Dumani dhe bie dakord pjesërisht kur thuhet për rezultate domethënëse. Sot nuk është gjë e rrallë që politikani të shkojë tek prokurori. E vërteta është që ke çdo ditë personazh politik që shko në SPAK, mendoj që kam qenë një nga zërat më të dukshëm të denoncimit të korrupsionit të asaj kohe dhe e vazhdoj këtë gjë. Reforma në drejtësi i ka dhënë rezultatet e veta sot kemi dy objektiva luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, e vërteta është se paprekshmëri politike nuk ka më. Standarti që ka vendosur PS-ja është prej 6 vitesh. Që në 2016 ishte rasti i parë, një politikan i nivelit të lartë të PS-së./ Top Channel




E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >




Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Zbardhet VENDIMI i ri/ Çdo mësues që del në pension, mund të vazhdojë punën deri...

Si kurrë më parë, Euro bie "përtokë"/ Ja minimumi i ri historik që ka arritur monedha europiane

Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!
Aktualitet




E RËNDË/ Makina përplas dy të miturit në Rrogozhinë, shoferi ia mbath
Historia e plotë >