Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nuk ka lindur ai bir nëne...."/ Shpërthen Neritan Liçaj, kërcënon Ramën nga sheshi përballë: Ke për ta parë sa të vlen lëkura

"Nuk ka lindur ai bir nëne...."/ Shpërthen Neritan

Në çeljen e fushatës së PD, një vend në foltore i ishte rezervuar edhe aktorit Neritan Liçaj, pjesë e grupit të rezistëncës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Liçaj foli me një gjuhë të ashpër kundër PS dhe Rilindjes, ndërsa tha se nuk ka lindur ai bir nënë që mposht shqiptarët.

“I themi atij sheshi përballë, që i ka sytë këtu. Ne nuk jemi dembelë, ne jemi bijtë e shqipes, që do të shtrijmë krahët. Nuk na mposhtni dot, nuk na gjunjëzoni dot, sepse nuk ka lindur ai bir nënë që mposht shqiptarët. Ju shembet tempujt e lindjes, maternitet, nuk latë gjë nga Tirana e bukur. Tani do e nisim ne, ne që e duam Shqipërinë, do e nisim ne qytetët. Ne bëhemi, se kur shqiptarët duan të bëhen, nuk ka forcë që i ndalon. Ne jemi bijtë dhe nipërit e Skënderbeut. Nuk do ndotet ky qiell i bukur blu dhe dielli mesdhetar nga uthulla e rilindjes. Prandaj tik tak, erdhi koha. Edhe një muaj dhe ke për ta parë sa vlen lëkura.”, tha Liçaj në fjalën e tij.

Liçaj e mbylli fjalën e tij duke thënë “tik tak, tik tak dhe Rama ik”.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore