Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nuk jemi Çimi.net"/ Gjoba 120 milionë euro për Becchetin, Rama: Po bëni vepër penale, ai është në kërkim

"Nuk jemi Çimi.net"/ Gjoba 120 milionë euro për

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në Parlament ka deklaruar se PD-ja me nismën për komisioionin hetimor nda Becchetit është në kundërshtim me ligjin dhe përbën nxjerrje të sekretit hetimor. Ai u shpreh se kjo nismë mund të çojë në një ndjekje penale, pasi nuk ka asnjë vendim publik për këtë çështje dhe se është një sekret.

"Ma tregoni vendimin e Becchetit, me të cilin ju jeni njohur. Meqë deklaroni dhe thoni. Po ju shpjegoj, jo, nuk ka asnjë njohje të publikut me këtë vendim nga gjykata përkatëse. Madje kjo që bëni ju konsiderohet vepër penale. Sepse sipas kontratës sepse bërja publike e të dhënave konfidenciale, me një procedurë akoma në proces. Vendimi i cituar i referohet një vendimi konfendecial, jo sipas meje, por si pas Gjykatës. Tani se si i u njoh opinioni me një vendim konfidencialiteti i akorduar nga Gjykata Ndërkombëtare, nuk e them për tju trembur, por ju them se pse nuk krijohet ky komision Ky është burimi zyrtar? Është gjykata. As në prill dhe as sot, vendimi i certifikuar nga Gjykatë nuk është. Opinioni publik është njohur me paragraf pikërisht para zgjedhjeve me luftën e baltës", tha Rama.

Më tej duke e cilësuar Becchetin si një mik të PD-së, iu kujtoi se "ai është në kërkim". "Keni deklaruar se keni nisur të paguajmë, por nuk është e vërtetë. Kjo shkel parimet ndërkombëtare, konfidencialiteti i këtyre çështjeve është detyrues. Këtu nuk Çimi.net, por për Parlamentin e Shqipërisë duhet të jetë në lartësinë e tij. Tani dolët me këtë i kërkuar nga drejtësia shqiptare, aleat i juaj. Mos keni marrë ju ndonjë farë luledielli ky, se nuk po e them unë këtë", tha Rama.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore