Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Nuk janë Dëshmitarët e Jehovait”/ Gazetarja jep një tjetër version: Ja sekti që ndiqte familja Josifi

“Nuk janë Dëshmitarët e Jehovait”/ Gazetarja jep

Ngjarja tragjike, që ka tronditur vendin tonë, ku Anisa dhe Blera Josifi u gjetën pajetë, mbetet ende me detaje të pazbardhura.  Po kështu dyshime janë ngritur edhe mbi sektin fetar në të cilin vajzat bënin pjesë, ndërkohë që sipas informacioneve të cituara nga grupi hetimor, dyshohet se dy vajzat dhe nëna e tyre kanë qenë pjesë e një sekti të paregjistruar në Shqipëri.

Sipas të dhënave të deritanishme, është bërë e ditur se vajzat kishin frekuentuar për një periudhë “Dëshmitarët e Jehovait” dhe më pas “Kishën Ungjillore”. Por, nëse të parët kishin mohuar faktin që ato të ishin pjesë e tyre, përfaqësuesit e Ungjillorëve, thanë se ato ishin shkëputur prej tyre që në vitin 2013. Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion”, se dyshohet që vajzat ndiqnin një sekt të paregjistruar dhe me rituale të panjohura.

“Ka dyshime të forta që nëna dhe dy vajzat po ndiqnin një sekt që është i paregjistruar në vendin tonë. Të dhënat që janë gjetur në atë banesë flasin për një sekt që mendohet se kryen rituale, që nuk janë të njohura deri më tani në Shqipëri”, tha Lala.

Sipas saj,  Zhaneta Josifi ka punuar si pastruese për të siguruar jetesën, edhe në shtëpinë e një ish-kryeministri, por nuk përmendi emra.

Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të pajeta në shtëpinë e tyre në Kombinat me dy korrik. Në pallatin parafabrikat mbrapa ish-Mapos rruga “Hamdi Cenoimeri”, dy trupat e vdekur të dy grave kanë “bashkëjetuar” për ditë me radhë me banorët e lagjes.

Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe Anisa Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesë, ndërsa në gjendje të rëndë ishte edhe vajza tjetër e Zhanetës, Blerta Josifi 34-vjeçe, e vetmja e mbijetuar. Kjo e fundit bashkë me nënën e saj kishin mbajtur në banesë trupin e pajetë të Anisës, të cilin e lyenin me vaj e uthull që të mos binte erë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore