Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Lifestyle

U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e anti-drogës: Humbje e madhe

U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e

Këngëtarja Fjolla Morina ka reaguar përmes një postimi në "Instastory" në lidhje me  gjetjen e trupit të pajetë të ish-shefit të policisë së Ulqinit, Rudolf Elezovi?.

Morina ka zbuluar miqësinë e ngushtë me të ndjerin si dhe i ka shprehur ngushëllimet famijarëve të tij.

“Miku im i Dolfi shume veshtire po e kom te shkruaj per ty. Ngushellime te sinqerta familjes dhe miqve. Nje humbje e madhe per ne. Kujtimi i tij do te jete ne zemrat tona. Ngushllime”, shkruan Fjolla në Instagram.

U gjet i vrarë, Fjolla Morina tregon lidhjen me ish-shefin e

Nga ana tjetër kujtojmë se Rudolf Elezoviç humbi kontaktet me familjen e tij më 27 maj të këtij, në mes të kufirit të ujor të Shqipërisë me Malin e Zi, në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Më herët u dyshua se zhdukja e ish- shefit të Antidrogës në policinë kufitare të Ulqinit kishte të bënte me aksionin policor “Kurthi”, ku u arrestuan 24 persona për trafikimin e 2.5 ton marijuanë nga Shqipëria, përmes Malit të Zi e drejt vendeve të rajonit e më pas për në vendet e BE-së.

Pista e radhës ku u ngritën dyshimet, ishte se Elezoviç mund të ishte larguar me letra false drejt SHBA-ve, për shkak të përfshirjes në rrjetin kriminal. Megjithatë, do jetë autopsia ajo që do të hedhë dritë mbi krimin e rëndë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore