Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nuk është lojë..."/ Manastirliu nxjerr pamjet e pacientit me simptoma të rënda tek Infektivi (FOTOT)

"Nuk është lojë..."/ Manastirliu nxjerr pamjet e

Ministria e Shëndetësisë tha sot se vijon të jetë serioze dhe e rënduar situata në Spitalin Infektiv. Në 24 orët e fundit ka shtim të pacienteve të shtruar, ku aktualisht janë 85 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar, në gjendje të rëndë.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar foton e kryeinfermieres e cila kujdeset për një person të sëmurë dhe bën apel për kujdes.

Ajo iu referohet mjekëve të cilët thonë se kjo sëmundje është tinzare dhe plot të papritura.

POSTIMI I PLOTE

?SPITALI INFEKTIV

Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv.

Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!

A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri?? Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:

↔?Respekto distancën

? Vendose maskën

?Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive

?#COVID19?

"Nuk është lojë..."/ Manastirliu nxjerr pamjet e"Nuk është lojë..."/ Manastirliu nxjerr pamjet e"Nuk është lojë..."/ Manastirliu nxjerr pamjet e

 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore