
“Nuk e lëmë vendin pa president”/ Rama: PS mblidhet pas raundit të tretë
Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare. I pyetur për procesin e zgjedhjes së Presidentit, Rama deklaroi se me ezaurimin e dy raundeve të para, nëse opozita nuk do sjellë emra as në të tretin atëherë, PS do të mblidhet për të bërë propozimet e saja.
“Nuk kemi vendosur asgjë. E kemi ndjekur këtë proces me durim duke dëgjuar të gjithë dhe lloj-lloj çudish. E kemi gjithnjë e më të qartë që nuk kemi partnerë. Politika është ndërveprim. Është dialog. Është shah. Dhe në të gjithë atë që është politika fjala nuk kam besim dhe iki në drejtim të paditur nuk ka lidhje me politikën. Kemi pasur dy zgjedhje kur ishim në opozitë. Kur ne nuk i kishim votat por kishim mjaftueshëm vota për ta ulur në tryezë palën tjetër. Ne përsëri u ulëm. Dhamë opsione dhe diskutuam opsione. Ne nuk humbëm në atë proces. Opozita nuk është aty për të imponuar ose kështu si them unë ose nuk ka.
Presidenti Meta nuk ka qenë asnjëherë asgjë tjetër përveçse pjesë e opozitës. Ajo që ne do bëjmë është se do presim në raundin e tretë dhe nëse do jetë i njëjti rezultat do mblidhemi dhe do flasim me kryesinë e partisë. Sigurisht nuk do e lëmë vendin pa president”, u shpreh Rama.








EMRI/ Tmerrohet gruaja italiane, gjen të vdekur në oborr burrin shqiptar
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...

Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global
Aktualitet




