Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nuk e dija ku binte Gërdeci..."/ Fatmir Mediu pohon bisedën me Shkëlzen Berishën: Ja si ndodhi telefonata

"Nuk e dija ku binte Gërdeci..."/ Fatmir Mediu pohon bisedën

TIRANË - Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ishte sot në Top Talk për të folur për tragjedinë e Gërdecit, një proces tashmë që është i rihapur , ku po hetohet dhe roli i ish-ministrit në këtë ngjarje.

Mediu, i pyetur nga gazetari Denis Dyrnjaja, pohoi faktin se ai ditën e tragjedisë ka pasur një telefonatë me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Sali Berisha.

Ish-ministri deklaroi në Top Talk se jo vetëm është i pafajshëm, por as nuk e dinte se ku binte Gërdeci.

“Unë kam mbajt një qëndrim në raport me këtë çështje , dhe kam dhënë dorëheqjen si pjesë e përgjegjësisë sime morale dhe politike , edhe pse kundër disa këshillimeve nga partnerë tanë shumë të rëndësishëm, sepse në pozicionin tim politik dhe personal , e gjykoja që nuk ishte e udhës dhe nuk duhej të qëndroja më ministër për sa kohë kishte viktima. Dhe në mënyrë të padiksutueshme, që unë nuk e kam ditur ku është Gërdeci. Gërdeci është një proces ku janë marrë për demontim që në 2003 të pajisjeve të FA”, tha Mediu.

Denis Dyrnjaja: Po thoni se nuk e keni ditur se ku ndodhej gjeografikisht?

Fatmir Mediu: As gjeografikisht dhe as si aktivitet , nuk ishte pjesë e certifikimit të ministrit

Denis Dyrnjaja: Po pse nuk duhet ta dijë ministri këtë?

Fatmir Mediu: Po sepse nuk mund ta di, sepse FA kanë më mijëra pika dhe reparte ushtarake , nuk është detyrë funksionale e ministrit.

Denis Dyrnjaja: Pse u zgjodh Gërdeci?

Fatmir Mediu: Sipas një këshillimi me numrin e parë të shtabit është që duhet zgjedhur marrëveshje ndërmjet palëve dhe Gërdeci ka qenë një pronë e FA , repart i tyre i tankeve, ku ka pasur depo municionesh .

Denis Dyrnja: Nga buroi kjo nismë që u krijua kjo fabrikë , a kishte lidhje familja e Berishës, djali i tij ?

Fatmir Mediu: Unë jam hetuar, gjurmuar, vënë telefoni në përgjim dhe të gjitha, 360 gradë për këtë gjë, dhe është provuar që as unë , as familjarë të mi dhe as stafi civil i ministrisë së Mbrotjes në raport më këtë çështje nuk ka lidhje. Unë nuk mund ti përgjigjem çdo lloj thashethemi.

Në ditën e ngjarjes unë kam pasur shumë njerëz që më kanë marrë. Sipas tabulateve, ka tabulate që unë kam bërë telefonatë me djalin e kryeministrit , por kjo është absurde, sepse po e bëj dhe një herë krahasimin. Çdo telefonatë që kam marrë ka qenë në raportet e solidaritetit. Në punën time si ministër unë i përgjigjem vetëm kushtetutës , ligjit , urdhrave dhe vendimeve të qeverisë , në marrëdhëniet e mia personale, unë nuk jam nejri që nuk hap telefonin dhe nuk flas me njerëz.

Denis Dyrnjaja: A ndiheni vërtet i pafasjhëm në këtë proces, aty ka pasur fëmijë që janë marrë me demontimin dhe kanë humbur jetën?

Fatmir Mediu: Tani t’i ndajmë përgjegjësitë, po të jetë ajo ligjore, me bindje të plotë them se nuk kam pasur asnjë përgjgjësi ligjore.

E dyta, për sa i përket asaj që ka ndodh në Gërdec, unë nuk kam pasur asnjë shqetësim të sjellë te zyra e ministrit, nga asnjë përfaqësues ushtarak ose civil për marrëdhënie të cilat ishin jashtë kontekstit ligjor.

Nuk më ka ardhur ndonjëherë ndonjë raport se si dhe kush punonte aty.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore