
"NO MAFIA"/ Gazetari Thimi Samarxhiu shfaqet ndryshe në 'Zona Zero' pas kapjes së bosit të mafies italiane
Gazetari Thimi Samarxhiu ka vendosur ta nisë ndryshe emisionin e sotëm “Zona Zero” në Top News.
Ai është shfaqur me kravatën që mbart mbishkrimin “NO MAFIA”. Kjo vjen jo pa shkak, pasi në studio do të diskutohet për temën më të nxehtë të mediave italiane dhe jo vetëm, arrestimin pas 30 vitesh në arrati të bosit të mafies siciliane, Matteo Messina Denaro.
Për të folur për këtë çështje do të flasë Dario de Luca, gazetar i MeridioNeës, ish-gjyqtari Pietro Grasso dhe vëllai i Paolo Borsellino, Salvatore Borsellino.
Sot Anti-Mafia Italiane arrestoi pas 30 vitesh në kërkim bosin e mafias famëkeqe Cosa Nostra, Messina Denaro. Ai u arrestua në një klinikë private në Palermo. Ai ishte duke marrë trajtim rreth orës 09:00, kur karabinierët zbarkuan dhe mbi 100 policë u përfshinë në arrestimin e tij. Messina Denaro është dënuar dhe gjykuar në mungesë për një sërë vrasjesh, përfshirë edhe ekzekutimin e dy prokurorëve të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino në vitin 1992.
Skeda e tij kriminale vazhdon me të tjera ngjarje të rënda si sulmet me bomba vdekjeprurëse të vitit 1993 në Milano, Firence dhe Romë, dhe rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e djalit 11-vjeçar të një mafiozi që ishte kthyer në të penduarin e drejtësisë. Denaro mbikëqyri gjithashtu shantazhin, hedhjen e paligjshme të mbeturinave, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës për sindikatat e fuqishme të krimit të organizuar Cosa Nostra.









As talebanët nuk kanë qëlluar mbi televizionin e tyre në Kabul
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit/ Dosja që tregon pagesat nga kompanitë...
Historia e plotë >
Ulet nafta, rritet benzina! Bordi ndryshon çmimet e karburanteve në vend...
Historia e plotë >
KUJDES! Fundjava ka surpriza nëse keni plane/ Publikohet TABELA

Shembet muri mbrojtës tek ‘Uji i Ftohtë’, rruga bllokohet nga gurët, kalohet vetëm me një korsi

Ligji i ri për punësimin në Gjermani, eksperti tregon kriteret që duhet të plotësoni dhe...
Aktualitet




