Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Njihuni me Anita Likmetën, shqiptaren e suksesshme në Itali (FOTO)

Njihuni me Anita Likmetën, shqiptaren e suksesshme në Itali (FOTO)

Anita Likmeta është larguar nga Durrësi që në moshën 10-vjeçare për të ndërtuar në Itali jetën e saj dhe një karrierë të suksesshme në disa fusha.

E ka nisur me angazhimet si gazetare fillimisht për gazetën “Il Fatto Quotidiano” për të vijuar me “Huffpost Italia” “Il Giornale” apo “Linkiesta”.

Anita ka studiuar në Itali dhe në Francë dhe një ndër pasionet e saj janë edhe gjuhët e huaja pasi flet: italisht, anglisht, frëngjisht, spanjisht, portugalisht. Vitet e fundit ajo ka treguar një fokus në startup-et e teknologjisë dhe të modës duke u përfshirë tërësisht në fushën e sipërmarrjes dhe inovacionit.

Së bashku me një grup të rinjsh shqiptarë që kanë jetuar e studiuar në Itali dhe që kanë investuar në Shqipëri, ajo është bërë ambasadore e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Migracionin (IOM) dhe programit “Connect Albania”, për Diasporën.

Në këtë mënyrë ajo i bën thirrje edhe shqiptarëve të tjerë të Diasporës që të investojnë për vendin e tyre. Fillimet nuk kanë qenë të lehta për Anitën, por sfidat nuk e trembin aspak, përkundrazi gjithmonë i ka pëlqyer gjërat e vështira.

Njihuni me Anita Likmetën, shqiptaren e suksesshme në Itali (FOTO)

Ndër vite, ajo ka marrë pjesë në programe televizive Italiane si: “Che ci façio qui” në Rai3, “Tv Talks” në SkyTg24, “Nemo nessuno escluso” në Rai2 e në shumë formate të tjera, për arritjet e saj dhe për temë të ndryshme.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, ajo ka treguar më shumë për karrierën dhe projektet e saj.

“Sektori im ka qenë me fat që 2020-s, edhe pse e kuptoj shumë mirë që është një kohë shumë e vështirë, sepse është duke ndryshuar ideja si është puna.

Për shembull, në Itali kemi kaluar nga 20% të njerëzve që punonin në ‘smart working’ në 67% sot. Është një numër shumë i madh.

Kam filluar si gazetare, ka shkruar në gazetat më të rëndësishme në Itali. Ka qenë një mundësi për mua. Jam diplomuar në filozofi faktikisht dhe mendoja se do të bëja diçka tjetër. Besoj se ishte diçka e brendshme për t’u bërë pjesëmarrëse.

Më pëlqen ideja të realizoj diçka që është për të tjerët. Besoj se Shqipëria është një shtet i ri, ka djem dhe vajza që kanë nevojë të ndihmohen.

Shpresoj të krijojmë diçka në Shqipëri për djemtë dhe vajzat që kanë ide. Të bëhet si një urë lidhëse nga Shqipëria dhe Italia. Besoj se mund të realizojmë bashkë diçka”, tha Anita.

Njihuni me Anita Likmetën, shqiptaren e suksesshme në Itali (FOTO)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore