Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Njerëzit pyesin kur do shkojë Berisha tek 313?" Çupi: Njeri me rrezikshmëri, me arrestimin e tij rajoni pastrohet nga krimi

"Njerëzit pyesin kur do shkojë Berisha tek 313?"

BREAKING- I ftuar ditën e sotme në emsionin “Breaking” në Top News ka qenë analisti Frrok Çupi për të folur mbi Ditën e Rinisë dhe datën 8 dhjetor.

Në fjalën e tij Çupi ka treguar se së shpejti ish-kryeministri Sali Berisha do të arrestohet dhe sipas tij fleta e udhërarrestit ka ardhur nga Amerika.

Teksa e ka konsideruar Berishën njeri me rrezikshmëri të lartë, Çupi ka treguar se aktet e tij kriminale i kanë kaluar edhe kufinjtë e vendit.

Ndër të tjera analisti ka theksuar se me arrestimin e ish-kryeministrit Berisha vendi dhe rajoni do të pastrohet nga krimi.

Për Berishën janë marrë të gjitha masat si njeri me rrezikshmëri shumë të lartë që të jetë i izoluar.

Ka shumë njerëzi që pyesin kur do të shkoj tek 313. Kjo është një çështje që nuk ka lidhje me urdhër arrestin. Arrestimi i Sali Berishës është gjëja më e thjesht që do ndodh në rajon. Me arrestimin e Berishës rajoni jonë do të pastrohet nga krimi dhe korrupsioni.

Jami i bindur që aktet kriminale të Berishës shtrihen përtej vendit tonë.

Sali Berisha me urdhër arrestin që ka sot për sot është i izoluar nga tentativat për arratisje apo për të bërë akte të tjera. “- tha Frrok Çupi në "Breaking"./Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore