Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Me Rëndësi

Një vit pa Mateo Vasiun/ Klodian Çalamani që përdhunoi dhe vrau të miturin dërgohet me forcë në gjykatë (FOTO)

Një vit pa Mateo Vasiun/ Klodian Çalamani që përdhunoi dhe

Një vit nga ngjarja e rëndë e cila shkundi opinionin publik, ku një 8-vjeçar i identifikuar si Mateo Vasiu u përdhunua dhe vra e më pas u gropos nga një monstër.

Bëhet fjalë për Klodian Çalamanin. Teksa pas më shume se tre seancash mungesë dhe shtyrje gjykimi, autori është sjellë me forcë në gjykatën e Fierit, i akuzuar për vrasjen e të miturit Mateo Vasiu.

Ai do të gjykohet për akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjeçari Mateo Vasiu ne Grecalli te Fierit.

Klodian Calamani është sjellë me forcë nga policia, dhe është futur brenda ambienteve të gjykatës nga dera që përdoret nga administrata, që të shmanget përballja me familjarët e 8-vjeçarit që ai vrau.

Nga ana tjetër përmendim se familjarët e të miturit janë në gjendje të rënduar emocionale, teksa kanë refuzuar të marrin pjesë në seancën gjyqësore.

Një vit pa Mateo Vasiun/ Klodian Çalamani që përdhunoi dhe

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore