Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Një skenë kaq të madhe sa një stadium"/ Përgatitjet e fundit për spektaklin e madh “Notre dame de Paris”

"Një skenë kaq të madhe sa një stadium"/

Shfaqja e shumëpritur “Notre Dame de Paris” troket më 28 maj në stadiumin Air Albania.

Një nga historitë më mbresëlënëse të të gjithë kohërave vjen në një shfaqje të jashtëzakonshme. Në rolin e Claude Frollo dhe njëkohësisht si asistent regjisor i shfaqes Robert Marien tregon disa detaje për Top Channel.

“Është here e parë që e luajmë Notre Dame de Paris në një skenë kaq të madhe sa një stadium. Shpresoj që do të ketë shumë njerëz, dhe jam e sigurt që do të shijojnë shfaqen”, tha Robert Marien, asistent regjisor.

Me muzikën e Riccardo Cocciante dhe tekst të Luc Plamondon, Notre Dame de Paris, zë vend në Parisin mesjetar dhe simbolit suprem, Katedrales Notre-Dame. Këtu rrëfehet drama tronditëse e Kuazimodos, një njeriu me aftësinë për të kufizuar, ndërsa lufton. për të kundërshtuar kujdestarin Claude Frollo. Roli i Esmeraldës do të interpretohet nga Elhaida Dani.

“Kjo shfaqe është për muzikën e mbrekullueshme, është për skenën gjigande. Balerinë, akrobatë, energji, dhe sigurisht emocion. Shumë pasion. Veçanërisht Elhaida e mbart këtë emocion. Ne kemi rënë të gjithë në dashuri me Esmeraldën, dhe Elhaidën”, tha ai.

Notre-Dame de Paris është një shfaqje muzikore e cila e bëri debutimin e saj të parë më 16 shtator 1998 në Paris. sipas Librit të Rekordeve Guinness, është shfaqja më e suksesshme ndonjëherë në vitin e parë të debutimit të saj. Pas Tiranës kasti do të udhëtojë ne New York.

“Unë jam pjesë e kastit. Luaj Frolon. Kasti përbëhet nga artistë madhështorë, shumë të talentuar. Kjo shfaqe io kushtohet bujarisë në skenë dhe ne e kemi këtë lloj cilësie, i gjithë kasti e ka”, shtoi më tej Marien./ Top Channel

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore