
Një plumb në kokë dhe dy në zemër, vrasja e ‘Kumbarit’ në Shkodër është kryer nga...
132 gëzhoja janë gjetur në vendin e ngjarjes ku është ekzekutuar Bardhok Pllanaj, i njohur edhe si “Kumbari” i Shkodrës.
Ndërsa automjetin e tij e kanë goditur 40 plumba. Bëhet e ditur se kanë qenë 3 predha plumbi që i kanë marrë jetën, një në kokë dhe dy në zemër.
46-vjeçari Bardhok Pllanaj ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Koplikut me mjetin e tij tip ‘Range Rover’ dhe në vendin e quajtur Instituti i Misrit një mjet tip “Volkswagen Passat”, me targa italiane është afruar në anën e shoferit dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të Bardhok Planaj, i cili po drejtonte mjetin e tij.
I gjetur në befasi Planaj ka tentuar të shpejtojë, por i ndodhur nën breshërinë e plumbave ka humbur kontrollin e makinës.
Dyshohet se ekzekutorët kanë qenë tre person, një prej tyre shofer i makinës, ndërsa dy të tjerët të vendosur një në sediljen e parë dhe tjetri mbrapa tij.
Ata kanë hapur zjarr me kallashnikov në drejtim të Pllanajt. Goditja ndaj Pllanaj ka vazhduar për rreth 300 metra. Kur automjeti i Bardhok Pllanaj është përplasur me rrethimin e një biznesi, autorët për një moment kanë ndalur të shtënat.
Por më pas kanë qëlluar sërish ndaj automjetit tip “Range Rover”, por mësohet se nuk kanë dalë nga automjeti i tyre.
Sipas grupit hetimor, kjo vrasje është e kryer nga profesionistë, të cilët kanë përdorur të njëjtat skema të vrasjeve të bujshme në Shkodër. Ekzekutim me automatik dhe djegie të automjetit për të zhdukur gjurmët. Automjeti tip “Passat” është gjetur i djegur në afërsi të stacionit të pompave në Dobraç.



Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >




Vrasja e Pjerin Xhuvanit, jepet vendimi për 6 efektivët e “Shqiponjave”
Historia e plotë >
Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plago...
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
Karburantet, nuk preken taksat! Shqiptarët do të vijojnë t’i blejnë më shtrenjtë se vendet e rajonit

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...
Aktualitet



Grabiti vilën e Marco Verratit, thyen heshtjen shqiptari i akuzuar
Historia e plotë >
