
"Një pjesë te ne, një pjesë te PD"/ Rama telefonon kandidaten: T’i japim dërrmën LSI-së
Kryeministri Edi Rama bisedoi sot në telefon nga makina e tij me kandidaten për deputete të PS, Bora Muzhaqi.
Ai deklaroi se më 25 Prill do i japin goditjen e fundit LSI-së pasi të rinjtë e saj po kthehen te partitë e mëdha.
Rama u shpreh se ata të familjes socialiste do kthehen, ndërsa një pjesë do shkojnë tek PD sepse sipas tij i ka premtuar punë dhe rroga.
Muzhaqi: Ka shumë që afrohen direkt dhe e kuptojnë që fati i vendit varet nga ata
Rama: Të duhet politika se po nuk u more ti merret politika me ty. Po në territor si po shkon?
Muzhaqi: Në territor po shkon mirë. Zona gri ka filluar të kuptojë se pavarësisht pakënaqësive puna duhet të vazhdojë. Vetëm me mandatin e tretë ecet përpara
Rama: Pakënaqësitë dhe mërzitë janë legjitime dhe ju duhet të gjithë, ta pranoni si fakt. Njerëzit duan më shumë meritojnë me shumë. Kanë të drejtë të ankohen por ka vetëm një rrugë për të vazhduar rrugën për t’u ngjitur deri në majë. Po këta të LSI, Çfarë bëjnë i shikon gjëkundi?
Muzhaqi: Me thënë të drejtën nuk i shoh gjëkundi. As në terren, as në vend tjetër. Duket që LSI në Tiranë po humbet përditë. Edhe ata që kishin marrë premtim për ndonjë vend pune po i rikthehen prapë PD-së. Nuk po merren më me LSI-në. E kuptojnë që nuk janë të majtë të vërtetë.
Edi Rama: Një pjesë e tyre te PD do kthehen se i kanë mbajtur peng me rroga e punë. Pjesa tjetër është tek ne. Kush ka mbetur akoma nga këta që janë të familjes sonë duhet të kthehen deri në 25 Prill t’u japim dërrmën
Muzhaqi: Këta të familjes sonë tek ne do kthehen, Shoh dhe rezultatet pozitive të vaksinimit
Rama: Bora shkrije akullin

Emri/ Gjendet gruaja e pajetë në Shkodër, dyshimet e para
Historia e plotë >


Video/ Zjarr në ambientet e televizionit Klan
Historia e plotë >




Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




