Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Një kuplara e Rinasit”/ Gazetari Mane zbulon se ku Rama do t’i gjejë kontrollorët e rinj

“Një kuplara e Rinasit”/ Gazetari Mane zbulon se ku Rama do

Në studion e “Breaking” në Top News, gazetari Bledi Mane ka zbuluar skenarin e qeverisë për zgjidhjen e kësaj situate.

“Qeveria shqiptare është në tratativa me kontrollorët turk. Ndjehem vërtetë i ofenduar si qytetar shqiptar, AlbControlli i ngjan një kuplaraje   politike, një bordelloje ku 50% janë të majtë dhe të djathtë, që ka emrat e ministrave dhe ish-ministrave, ku PS i bën ndere Pd dhe kontroverse”, tha Mane.

Ai gjithashtu shtoi se kjo situatë sipas informacioneve që ka do të zgjidhet për tre ditë, pasi ekspertëve do t’iu duhej kohë që të njihen me situatën dhe korridoret ajrore.

Mane ka qenë tepër i ashpër sa i takon situatës së bllokimit të fluturimeve e Rinasit, duke e lidhur si një akt të punonjësve që ka prapavijë politike.

Komiteti i Mbrojtjes Civile autorizon ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku që të marrë masa në lidhje me çështjen grevën e kontrollorëve të AlbControl në Rinas.

Zëvendësimin e kontrollorëve me të huaj, e pati paralajmëruar edhe ministri i Mbrojtjes, që shpalli edhe vendimin e Komitetit të Mbrojtjes Civile.

"Dua të bëj me dije për herë të parë në media diçka. Ministri i Mbrojtjes është edhe drejtues i Komitetit të Mbrojtjes Civile dhe kam thirrur në orët e vona një takim të Komitetit të Mbrojtjes Civile. Ky Komitet i përbërë nga disa ministra, ka marrë një vendim me tre pika. Pika e parë ngarkon ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë për marrjen e masave të nevojshme për të bërë të mundur rikthimin e punës, qoftë edhe duke zëvendësuar e kontrollorët, qoftë me të huaj, qoftë me vendas; të përcaktojë kriteret e licencimit për të rinisur fluturimet sa më parë dhe të bëhet çfarë është e nevojshme për rifillimin gradual të punës. Nuk mund të rrimë në vend, nuk mund të ngelemi peng i lojës politike, do të kryej deri në fund detyrën time si ministër, nisur nga rezultati i këtij Komiteti, ministrja Balluku ngarkohet për të bërë gjithçka për të rifilluar punën. Njerëzit kanë shumë pikëpyetje kur do të vijnë, kur do të ikin, priten vaksinat, e kemi vlerësuar si një kërcënim për Mbrojtjen Civile dhe kemi marrë këtë vendim”, tha Peleshi në emisionin “7 pa 5” në “Vizion Plus”.

Fluturimet në Aeroportin “Nënë Tereza” janë pezulluar që prej ditës së djeshme, për shkak të protestës së kontrollorëve që kundërshtuan uljen e pagës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore