
"Një fëmijë në gjendje të rënduar, ka parë..."/ Avokati zbulon detaje të rënda nga vrasja e motrave në Tiranë
Kujtim Cakrani avokati i familjes së motrave, Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi të vrara nga Përparim Ademi ka thënë në Report Tv se njëri fëmijë i Zhanetës është në gjendje të rënduar pasi ka parë të gjithë skemën e vrasjes.
Për të shton se tezja e tij që është në Greqi ka filluar procedurat për ta marrë në kujdestari. Një tjetër fëmijë ai thotë se është në fashtin SOS.
“Një fëmijë i Zhanetës është 14 vjeç është në gjendje të rëndë sepse ka parë një skenë që ska për të harruar gjithë jetën. Tezja e tij që jeton në Greqi ka filluar procedurat që të marrë kujdestarinë e fëmijës dhe ta bëjë pjesë të familjes së saj. Me fëmijët e tjerë ndodhen në fshatin SOS unë nuk kam patur kontakte me to. Njëri ndodhet në fshatin SOS”, tha ai.
Ndërsa për hetimet ai thotë se mund të zgjasin dy vjet, kurse Përparim Ademi rrezikon burgim përjetë.
“Mund të zgjasin edhe dy vjet hetimet. Ne e dimë që i vrau ai dhe mund të dënohet pas një muaji por problemi është te provat e reja që janë nxjerrë nga familjarët. Ai rrezikon burgim përjetë. Akuza që është tani është burgim i përjetshëm. Këtu nuk është vetëm çështja që të dënojmë një person për të zbardhim të gjithë aktivitetin kriminal nëse ka patur. Aty mund të ketë dhe të tjerë të përfshirë që deri më tani sjanë përmendur dhe janë në xhiro. Familjarët sbesojnë se kjo mund të jetë bërë vetëm nga përparimi”, shton ai.





Basha i shkruan Çim Pekës: Faleminderit që sondazhi yt më nxori fitues!
Historia e plotë >



Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
Një hetim i ri ndaj Trump, Clinton-Pelosit: Mund të ketë folur me Putin ...
Historia e plotë >
Shqipëria hapa të vogla në testime, por asnjë nismë për aparaturën ECMO

Vranësira dhe rrebeshe/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Sistemi i parë antiplagjiaturë në gjuhën shqipe mbështetet nga profesorët e Universiteteve dhe Kolegjet Private
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

