
“Një familje nuk ka më babain”/ Blendi Fevziu reagon për sulmin ndaj TCH: Kush mban përgjegjesi për këto jetë?
Gazetari Blendi Fevziu ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Zona Zero” me gazetar Thimi Samarxhi, për të folur në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur ndaj Top Channel.
Fevziu deklaroi se kjo është një ngjare e rëndë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe sipas tij, shteti duhet të reagojë pasi ka për detyrë të mbrojë jetën e çdo njeriu.
“Kjo është histori që duhet të marrë fund. Një grup ekzekutorësh nuk mund të gjuajë në një zonë të monitoruar. Nuk ka ndodhur kurrë më parë, mund të ketë pasur përplasje politike por jo përplase në këtë lloj. Shteti duhet të ndërhyjë për të mbrojtur jetën e çdo qytetari, edhe atyre që janë përfshirë në krime.
Duke u gdhirë e hëna një familje nuk ka babanë, një grua pret burrin. Ka një lloj cinizmi sepse ai nuk është kriminel, humbi jetën kot. Çdo individ, kush do qoftë, është i shenjtë, jeta e tij duhet të jetë e siguruar, edhe e atij të dënuarit me burg përjetë. Një kamerier, që e kishte ditën e tretë të punës. Zonja Paja humbi jetën ndërkohë që mbante dhe mbesën. Po këto ngjarje i llogarit njeri? Po çdo me thënë që ishte kolateral se nuk ishte kriminel? Kush përgjigjet për jetën e këtij njeriu. Janë viktima të pafajshëm. Është dy herrë më e rëndë si situatë. Ai nuk ka bërë asgjë, nuk ka krijuar asnjë konflikt. Këtu duket sikur jeta njerëzore nuk ka asnjë vlerë, shtoi kësaj dhe faktin që është gjuajtur një institucion. Nuk e di ku e gjejnë kurajën për këtë. Autoritetet duhet të japin një version sa më të shpejtë.
Çdo jetë është e shenjtë e barabartë por në këtë rast kemi përfshirjen e një media, e një institucioni. Kurajon e gjen tek një pandëshkueshmëri, ku krimi i shpëton dënimit.”- deklaroi Fevziu.









Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




