
Një ditë pas fitores në zgjedhje, publikohet letra që Rama i dërgoi Albin Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar letrat e urimit që kreu i kësaj partie, Albin Kurti, ka marrë nga udhëheqës të ndryshëm, pas fitores së thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Mes tyre është publikuar edhe letra që Kurti ka marrë nga kryeministri Edi Rama, një ditë pas zgjedhjeve, më 15 shkurt.
Në letrën e publikuar, Rama uron Kurtin për fitoren, duke i uruar po ashtu edhe suksese të mëtejshme.
“Dëshiroj t’ju përcjellë urimet e mia për suksesin Tuaj në zgjedhjet e përgjithshme politike.
Duke Ju përcjellë këtë mesazh, uroj që lidershipi Juaj të shënojë përparim të gjithanshëm të jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Uroj gjithaq që të shënoni zhvillime domethënëse në përballimin e sfidave transatlantike të Kosovës si edhe në dialogun e bashkëpunimin me fqinjët.
Dua të besoj se bashkëpunimi ynë do të zgjerohet e thellohet në të gjitha fushat e në të gjitha nivelet dhe duke ju uruar së fundmi, por jo nga rëndësia, shëndet e frymëzim në punën tuaj. Ju lutem të pranoni shprehjen e konsideratës sime të posaçme”, shkruhet në letër.

Ulsi Manja: Qëndrimet e Metës tregojnë panik dhe rënien e LSI
Historia e plotë >


Emri/ Gjendet gruaja e pajetë në Shkodër, dyshimet e para
Historia e plotë >


Video/ Zjarr në ambientet e televizionit Klan
Historia e plotë >

Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




