
Një ditë para PROTESTE, reagon Berisha: Ata që mikëpresin samitin e kanë harruar atë, po merren me...
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar mbrëmjen e sotme, vetëm një ditë para protestës.
Berisha po mban një takim me banorë të degës 2 në kryeqytet. Ai është ndalur edhe tek ngjarja historiket e ditës së nesërme, ku liderët e BE mbërrijnë në Tiranë për Samitin me Ballkanin Perëndimor.
Berisha tha se qeveria që është mikëpritëse e samitit e ka harruar atë dhe po merret me protestën e tij.
“Ata që mikëpresin samitin e kanë harruar atë, po merren me protestën tonë Mjafton të hidhni sytë në një kohë kur ne japim imazhet e qytetarëve që votojnë, imazhet e krahut tjetër janë tonelatat e kokainës, dëshmitë për porosi vrasjes nga eksponentë kryesorë të partisë së shpellës.
Janë pra një botë krejtësisht tjetër në të cilën ekziston krimi, droga, vesi, intriga, çdo gjë, por jo vullneti i anëtarëve të saj, jo vota e lirë, jo dinjiteti i anëtarëve të saj. Ne do të vazhdojmë, do të udhëheqim me shembullin tonë, në mënyrë që të bindim çdo shqiptar që të ardhme pa votën nuk ka.
Por sot këtu jemi mbledhur për një eveniment tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm, për protestën e nesërme në ora 12:00, për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike, aq sa edhe ata që mikëpresin samitin, këtë ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme për shqiptarët, kanë harruar samitin, dhe merren me protestën tonë.
Në thellësi, po ta marrësh, në fakt ata kanë frikë samitin, Europën, vlerat e saj. Të ngujuar tashmë në kodin e mafias, praktikat e mafias, ata çdo lloj drite i tmerron. Ndaj dhe po të keni vënë re ju, ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, hajduti i parë i Shqipërisë, ai e ka humbur toruan dhe vetëm merret me postblloqe dhe informacione se këtë rrugë po e bllokojmë, atë rrugë s’do e lejojmë, atë shesh do e bllokojmë, etj., etj.”tha Berisha.





KAS merr vendimin: Ja kush do e udhëheqë PD-në në zgjedhjet e 14 majit
Historia e plotë >



Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet




