Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Një biznesmen dhe një politikan do të vritej? Ja çfarë hetoi kundrejt pagesës ish-zyrtari i FBI-së në Shqipëri

Një biznesmen dhe një politikan do të vritej? Ja

Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, dyshohet se përveç se dezertoi misionin e tij duke bashkëpunuar me Edi Ramën, ka pasur edhe detyra të tjera. Sipas dosjes hetimore, McGonigal mori përsipër të zbulonte se kush ishin porositësit e vrasjes së një politikani dhe një biznesmeni shqiptar.

Në shtator 2017, në Shqipëri, McGonigal u prezantua nga një person, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, me një biznesmen dhe politikan shqiptar. Personi që i prezantoi me dy 'vipat' i tha McGonigal se donte që dikush të hetonte një komplot të dyshuar për të vrarë biznesmenin dhe politikanin shqiptar. Ky detaji konfirmohet në pikën e 23 të akuzës së ngritur në Uashington.

Sipas aktakuzës, zyrtari i FBI ka udhëtuar disa herë drejt Shqipërisë dhe është takuar me Ramën në disa prej këtyre vizitave. Aktakuza në vëren se “as FBI dhe as McGonigal nuk pagoi për qendrimin në hotel për aq kohë sa gjendej në Shqipëri.” Këtu ngrihet dyshime të arsyeshme se ish-zyrtari i lartë u përdor dhe u shpërblye për shërbimet e tij që ofroi, në kundërshtim me misionin për të cilin ishte ngarkuar.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore