Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Një vrasje do kryhej në Tiranë"/ Gazetarja bën deklaratën e fortë, çfarë tha për laboratorin e drogës në Fier

"Një vrasje do kryhej në Tiranë"/ Gazetarja bën

Në studion e “Zona Zero” ditën e sotme u diskutua çështja e laboratorit të drogës në Fier.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, dha më shumë detaje për operacionin ku u sekuestruan 430 kg kokainë.

Hoxha tregoi se SPAK ka në dorë një sërë përgjimesh ku janë identifikuar rolet e grupit.

“Viktor Çervanaku është një nga kryesorët që ka financuar sasinë e kokainës. Është shpallur në kërkim dhe një 47-vjeçar nga Kolumbia, i cili do bënte ndarjen e kokainës nga plehu, në thasët e të cilit u gjet droga.

Fillimisht u arrestuan 4 të rinjtë në Tiranë, që donin të kryenin një vrasje. Ka shumë pikëpyetje nëse financuesi ishte pritësi i vetëm,” tha Hoxha.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore