Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nisin përçarjet/ Japin dorëheqjen nënkryetari i bashkisë dhe drejtori i policisë bashkiake në Shkodër

Nisin përçarjet/ Japin dorëheqjen nënkryetari i

Rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit dhe fushata elektorale e zhvilluar nga demokratët ka sjell një ‘përplasje’ në bashkinë e Shkodrës.

Arben Gjuraj, i cili kandidoi për deputetët në radhët e PD-së, duke qenë i 11-ti në listë, sot ka dhënë dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të bashkisë Shkodër.

Burime për Top Channel bëjnë me dijes se ky vendim i tij ka ardhur për shkak të pakënaqësive të Gjurajt, që nuk u mbështet nga bashkia e Shkodrës dhe kryebashkiakja Ademi në fushatë.

Si rezultat i këtyre pakënaqësive dhe përplasjeve ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i policisë bashkiake në Shkodër, Anton Hasanpapaj.

Në garën elektorale, e dyta në listën e demokratëve ishte edhe nënkryetarja e bashkisë, Emilia Koliqi, e cila ka siguruar mandatin e deputetit.

E gjithë fushata elektorale e demokratëve të Shkodrës u shoqërua me tensione dhe pakënaqësi brenda selisë blu. Përkrahja e kandidatëve të veçantë nga ana e drejtuesve demokrat apo edhe beteja për të marrë sa më shumë vota për të thyer herësin, solli një klimë jo të mirë në selinë blu./Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore