Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nishani: Ankimimet, alibi e Bashës! Zgjedhjet janë mbyllur, rezultati nuk ndryshon

Nishani: Ankimimet, alibi e Bashës! Zgjedhjet janë mbyllur, rezultati

Bujar Nishani, një nga zërat e grupimit “Për PD”, që kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës mendon se ankimimet e dorëzuar ditën e diel nga Partia Demokratike për shpallje pavlefshmërie të zgjedhjeve në 9 qarqe nuk do të sjellin asnjë ndryshim në rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

“Zgjedhjet janë mbyllur nga pikëpamja formale dhe rezultati nuk mendoj se do të ndryshojë. Ka pasur gjykim nga OSBE/ODIHR, nga Departamenti i Shtetit, nga BE. PD ka bërë disa ankimime dhe ne presim. Nëse do ndryshojë rezultati me ato që ka paraqitur PD, unë do të kërkoja falje, por nuk pres që të ndodhë”, tha Nishani për Neës24.

Ish-Presidenti mendon gjithashtu se ankimimet dhe akuzat për manipulim të zgjedhjeve janë alibi të Lulzim Bashës.

“Unë kam krijuar bindjen se ky është një artikulim i pandershëm që ka ardhur nga z. Basha, për të ushqyer opinionin publik, për të dubluar paaftësinë e tij. Basha nuk arriti të krijojë ekuilibër. Çdo parti ka disa instrumente të rëndësishme, Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Nëse në PD Kryesia themelohet përmes një procesi fars, anëtarët e saj nuk kanë mundësi për të shpalosur profesionalitetin e tyre politik. Pra, nëse kryetari bën një listë me 30 emra dhe i thotë Këshillit Kombëtar të votojë 25 prej tyre, atëherë nuk ka zgjedhje. Nëse ti je i zoti si lider, protagonizmin politik e inkorporon brenda partisë”, tha ai.

Nishani theksoi nevojën, që sipas tij, PD të evoluojë dhe hapi i parë i këtij procesi është dorëheqja e Lulzim Bashës, në të kundërt, Bujar Nishani paralajmëron të tjera humbje.

“Nuk ka rrugë tjetër, s’ka alternativë tjetër. Ose do vazhdojmë të jemi humbës, ose do pësojmë një ndryshim aq të thellë në fytyrat dhe thithjet e reja brenda partisë. PD duhet të ndryshojë dhe nuk ndryshon dot ai i cili e ka ndërtuar këtë model deri më sot. Duhet një gjeneratë e re me mendësi ndryshe, me ego të re, për të qenë në vijën e parë”, tha ai.

Nishani vlerësoi si të gabuar edhe hapat për djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore të qershorit 2019.

“Joproduktiviteti dhe hipokrizia përmbledhin gjithçka. Ne nuk ishim produktivë në aktet që ndërmorëm, për shkak se ishim hipokritë. Nëse ne e ndërmorëm një akt të madh, duhet të ishim produktivë, të paktën të fitonte kauza. Ne më 25 prill kemi paguar një kosto të madhe të gjithë, edhe ne si PD, por edhe vendi në tërësi. Pas 8 vitesh qeverisje të modelit të qeverisjes “Rama”, do të kemi dëshpërim edhe më të thellë të PD, minim të besimit edhe më të madh të opinionit publik”, tha ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore