Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nis "lufta" brenda opozitës/ Nard Ndoka akuza Bashës: Më vodhi votat, jam masakruar!

Nis "lufta" brenda opozitës/ Nard Ndoka akuza Bashës:

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka bërë një akuzë të fortë duke thënë se votat e tij personale në Shkodër janë vjedhur nga PD-ja.

"Jam masakruar me votat e mia personale, votat e mia janë vjedhur nga PD-ja. "Provat për shitjen e votave janë të dokumentuara duhet kohë, ka pasur edhe komisionerë të shitur dhe nga ana e opozitës çka ka ndikuar në rezultat dhe unë kam vërejtje në këtë drejtim, është një domosdoshmëri për të nxjerrë të gjithë elementët e manipulimit", tha Ndoka në një intervistë për ReportTV.

Ai ka pasur kritika të ashpra për Bashën, duke thënë se nuk u bë asnjëherë lider i PD-së, edhe pse vetë aleatët u sakrifikuan që Basha të rritje.

"Basha duhet të heqë dorë nga interesat e ngushta të tij, të heqë dorë nga komisionerët partiakë.  Basha tentoi që të dilte ai si lider i kësaj partie dhe nuk ia arriti. Ne kemi bërë sakrificë që dhe Basha të rritej dhe djegia e mandateve", tha Ndoka.

Nisur nga kjo, ai thotë se shtator-tetori do jetë koha kur do të vendoset për lidershipin brenda PD-së, por edhe partive të vogla aleate.

"Në shtator -tetor do të ketë një vendimarrje përfundimtare për vazhdimësinë e tij, apo për kryetarët e partive të tjera", tha Ndoka.

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka është kundër shkarkimit të Ilir Metës si president, që e gjuan si një mjet i mazhorancën për të larguar vëmendjen nga vjedhja e zgjedhjeve. Ndërkohë që ftesën e kryeministrit Edi Rama për kryedemokratin Lulzim Basha e quan një "mashtrim".

"Kundër shkarkimit të Metës, shmangia e vëmendjes nga drama e madhe e vjedhjes së zgjedhje. Ftesa e Ramës për Bashën, demagogji nga një mashtrues politik i certifikuar", tha Ndoka në Report Tv.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore