Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Nis Kuvendi, rikthehet opozita/ Luljeta Bozo hap seancën e parë: Të punojmë pa ngjyra partiake

Nis Kuvendi, rikthehet opozita/ Luljeta Bozo hap seancën e parë:

Deputetja më e vjetër në Kuvend, Luljeta Bozo ka hapur seancën e parë të legjislaturës së 10 parlamentare.

Ajo ka shprehur emocionet e saj pasi është zgjedhur për herë të parë deputete teksa theksoi se kjo legjislaturë do të mbahet mend gjatë për shkak të numrit të lartë të grave e vajzave.

Bozo i ka kërkuar të gjithë deputetëve socialistë e demokratë të punojnë pa ngjyra partiake.

Lindita Nikolla është e përzgjedhura e socialistëve për të drejtuar Parlamentin në këtë legjislaturë. Procedura saktëson se emri i saj do të duhet të propozohet nga të paktën 15 deputetë, ndërkohë që zgjidhja zhvillohet pa debat dhe me votim të fshehtë.

Partia Demokratike u rikthye sot në Kuvend pas 30 muajsh mungese.  Që prej shkurtit të vitit 2019, e deri më tani kanë kaluar 2 vite e gjysmë, qëkur opozita e kryesuar nga PD, dogji mandatet dhe vendosi të ishte jashtë institucioneve parlamentare.

FJALA NGA LULJETA BOZO

Pas një karrierë të gjatë profesionale, kam nderin të hap legjislaturën e 10 parlamentare. Ndihem e emocionuar pasi kurrë më parë kjo sallë e nderuar s’ka pasur kaq shumë vajza e gra në radhët e saj.
Jam jo vetëm krenare për këto arritje, por kam bindjen e thellë se kjo legjilsaturë do të mbahet mend gjatë për thyerjen e barrierave e stereotipieve gjinore, forcimin e rolit të gruas.
Kemi marrë përgjegjësi të madhe, për misionin historik, për ta ccuar Shqipërinë drejt Euriopës. Për të krijuar një Shqipëri që brezat që vijnë ta adhurojnë.
Mbështetës potenciale në këto reforma mbeten SHBA, aleati ynë më i fuqishëm, BE etj. Na besuan për të ccuar drejtësinë përpara, administratën, për aq sa mundemi ccështjen e poronave, arsimin, shëndetësinë, ekonominë në të gjitha degët e saj, bujqësië, energjetike, arti dhe kultura, pa hequr vëmendjen.
Sot Shqipëria nuk është më shprehje gjeografike. Shtëpia jonë e përbashkët është strehë e mirë për këdo.
Ne vijojmë të ndodhemi para dy sfidave që kanë të bëjnë me rimëkëmbjen, tërmetin e pandeminë. NE të gjithë së bashku do ia dalim. Zonja e zotërinj. Populli nga zgjodhi me votën e tij, të punojmë pa parë ngjyra partiake. të kryejmë me sukses punën e nderuar të deputetit. Paçim punë të mbarë të gjithë, të majtë e të djathtë. Ne punopjmë për të mirën e vendin tonë. Në këtë proces do të kemi mbështetjen e shqiptarëve. Punë të mbarë të gjithëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore