Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente/ Gjykata e Lezhës liron nga burgu vëllain e Sheila Haxhiraj (Foto)

Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente/ Gjykata e

Gjykata e Lezhës ka dhënë sot masat e sigurisë për 4 personat e arrestuar këtë të enjte, të cilët akuzohen se kishin ngritur një laborator për falsifikimin e dokumenteve përmes përfitimit. Është lënë në burg Pertef Musabelli, ndërsa 3 të arrestuarit e tjerë, Henri Haxhiraj vëllai i këngëtares Sheila Haxhiraj, Arjan Refugjati dhe Erigesji Moriga janë lënë në 'detyrim paraqitje'.

Pas përcaktimit të masave të sigurisë, Gjykata e Lezhës ka shpallur moskompetencë, duke e kaluar çështjen për gjykim në Gjykatën e Tiranës, ku do të bëhet një rivlerësim i masës.

Musabelliu, Haxhiraj, Refugjati dhe Moriga u arrestuan këtë të enjte, pas një operacioni policor që u zhvillua në Lezhë, Tiranë dhe Elbasan. Këta persona kishin ngritur laboratorë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, mashtrimeve kompjuterike dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Këto laboratorë shërbenin për falsifikimin dokumenteve të identifikimit me shtetësi të huaja, përkatësisht bullgare dhe spanjolle kundrejt shumë nga 500-300 mijë euro.

Rrjeti i falsifikatorëve, në shënjestër kishte klandestinët që kërkonin të kalonin nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së. Por hetimet provuan se nuk kanë munguar as shqiptarët që kanë kërkuar të kenë një identitet fals si shtetas të vendeve të BE.

Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente/ Gjykata e

Henri Haxhiraj 

Ngritën laborator për të falsifikuar dokumente/ Gjykata e

Pertef Musabelliu

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore