Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ngjarja merr tjetër kthesë/ Një i tretë i përfshirë në vrasjen e Edmond Papës, kush e ruante biznesmenin

Ngjarja merr tjetër kthesë/ Një i tretë i

Jo vetëm Albano Velo dhe Andrea Bode, por edhe një tjetër person dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e Edmond Papës.

Sipas të dhënave nga grupi hetimor ai ende nuk është identifikuar por për të ka disa dyshime se ka qënë aktiv, vetëm ditën e ngjarjes.

Ai ka shërbyer për të kordinuar Velon dhe Boden, të cilët ishin në dy krah të ndryshëm të rrugës, raporton Ora News. Roli i tij besohet të ketë qënë mbajtja nën vëzhgim e banesës dhe familjarët e bisnesmenit nga Saranda.

Nga analizimi i imazheve të kamerave është dalluar Andrea Bode me xhinse blu, xhup të zi, dhe atlete me gomë të bardhë, në momentin që kryen vrasjen e ndërsa rrëth 3 orë më vonë një kamera e ka fiksuar atë më një kostum të kuq në zonën e Astirit.

Prokuroria e Tiranës do kryejë verifikime për efektivin e komisariatit nr.4 Dilaver Velo, babai i Albanos, nëse ka pasur dijeni për aktivitetin e të birit apo jo, dhe nëse i ka lehtësuar kushtet për tu larguar nga vendi, pas vrasjes.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore