Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ngacmoi komshiun e mitur, gjykata lë të lirë 66-vjeçarin: Jam homoseksual, isha edhe i pirë

Ngacmoi komshiun e mitur, gjykata lë të lirë 66-vjeçarin:

Gjykata vendosi për lirimin e 66-vjeçarit Romeo Oço që u arrestua ditë më parë pasi ngacmoi seksualisht një të mitur në Berat.

I moshuari e kishte komshi 16-vjeçarin dhe mësohet se ai e ka prekur në zonat intime.

Bëhet me dije se 66-vjeçari e ka pranuar para Gjykatës se është homoseksual, ndërsa ka shtuar se me të miturin ishte në lidhje prej tre vitesh.

Ndër të tjera ai ka thënë se ishte në gjendje të dehur. 16-vjeçari, më parë ka jetuar me nënën e tij, por pas vdekjes së saj jeton vetëm. 

"Për muaj me radhë komshiu im më prekte me duar në zonat intime dhe më detyronte me forcë që dhe unë ta prekja. Kjo histori vazhdon prej muajsh, por unë kam pasur frikë prej tij dhe nuk i kam treguar askujt. Sot kur më mori duke më kercenuar pas banesës së tij ai tentoi më shumë dhe unë nga frika dhe për të shpëtuar prej tij mora një gur, e qëllova në shpatull dhe u largova me vrap," ka thënë i riu.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore