Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Nga sot pezullohen operacionet në spitalin e Elbasanit"/ Deputeti bën denoncimin e RËNDË: Rrezikohet dhe Urgjenca

"Nga sot pezullohen operacionet në spitalin e Elbasanit"/

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka bërë ditën e sotme një denoncim sa i takon spitalit të këtij qytet.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, Boçi pohon se duke nisur nga sot janë pezulluar operacionet kirurgjikale të planifikuara.

Ndër të tjera në reagimin e tij, i cili është i rëndë sa i përketë denoncimit që ka bërë, shprehet se kryeministri i vendit Rama vazhdon show e rradhës.

REAGIMI
SITUATË KATASTROFIKE NË SPITALIN E ELBASANIT

Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara.

Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.
Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast.
Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.
Njerëzit janë të pashpresë!
Rama vazhdon shown e rradhës

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore